Close
Kompanite/Firmat
Nuk gjetet ate qe deshironi? Shfleto te gjitha Punet

10 rregullat e një interviste pune

Përpara se të niseni në një intervistë pune kini parasysh këto 10 pika të cilat ju ndihmojnë për tu prezantuar në mënyrën e duhur. 

Kujdesuni për paraqitjen;

kujdesuni që xhaketa juaj të mos ketë rrudha dhe të mos dukeni si dikush i cili ka fjetur me të njëjtat rroba që ka ardhur në intervistë. Vishuni për të krijuar besim. Në qoftë se do të ndiheni mirë me veshjen tuaj kjo do të reflektohet në sigurinë që do të shfaqni. 

Jini i përpiktë; 

asnjëherë mos arrini me vonesë në një intervistë pune.Të jeni të sigurt se e keni nisur me këmbën e gabuar. Jepini vetes kohë duke shkuar 10 – 15 min përpara; ku i dihet sesi mund të jetë trafiku, mund të humbisni në godinën me shumë kate të cilën nuk e njihni apo mund t’ju ndodhë ndonjë e papritur. 

Bëni “kërkimin” tuaj; 

merrni informacion për kompaninë për të cilën po aplikoni përpara se të shkoni në intervistë. Mësoni sa më shumë të jetë e mundur për shërbimet, produktet, klientët dhe konkurrencën e saj. Do të kuptoni më mirë se çfarë i nevojitet kësaj kompanie. Sa më mirë të njihni kompaninë aq më shumë probabilitet keni për të qënë pjesë e saj.

Përgatituni; 

merni me vete më shumë se një kopje të CV –së tuaj. Asnjëherë nuk i dihet, ndoshta intervistuesit janë më tepër se një. Të njëjtën gjë bëni me letrën e motivimit. Mbani fletë të bardha në rast se do ju duhet të mbani shënime. Mund të përgatisni edhe pyetje të cilat mund t’i bëni në fund të intervistës.

Tregoni entuziazëm; 

një shtrëngim dore dhe kontakte te herëpashershme pamore tregojnë vetëbesim.Edhe pse mund të ndiheni nervozë përpiquni të flisni me një zë i cili tregon besim.

Dëgjoni; 

një nga detajet më të neglizhuara gjatë një interviste pune është të dëgjuarit. Sigurohuni që jo vetëm të dëgjoni por edhe të përpiqeni të lexoni midis rreshtave për të kuptuar me tepër. Nganjëherë ato që nuk thuhen janë po aq të rëndësishme sa edhe ato që thuhen. 

Përgjigjuni pyetjeve që ju bëhen; 

mundohuni tu përgjigjeni pyetjeve që ju drejtohen nga intervistuesit.Në rast se nuk e keni kuptuar pyetjen ndaloni dhe kërkoni sqarime.

Jepni shembuj specifike; 

një shembull specifik nga eksperienca juaj e mëparshme vlen më tepër se 50 fjali të mjegullta. Mendoni për shembullin që do të përdorni përpara se të hyni në intervistë. Sillni shembuj të cilët rrëfejnë suksesin dhe origjinalitetin tuaj. Sjellja juaj në të shkuarën mund të ndikojë jo pak në performancën tuaj të ardhshme.  

Bëni pyetje; 

shumë intervistues nuk bëjnë pyetje dhe humbasin kështu mundesinë për të mësuar informacion të vlefshëm. Pyetjet që ju bëni janë një parametër i cili tregon se jeni të interesuar për kompaninë dhe punën.

“Mos e lini me kaq”;

 pavarësisht mjetit që zgjidhni për të komunikuar (e-mail, postë etj.) mos harroni të kujtoni intervistuesin për atë çfarë mund t’i sillni kompanisë dhe punës. 

Nuk ka asnjë mënyrë apo mundësi për të parashikuar sesi mund të shkojë një intervistë pune, gjithsesi duke ndjekur këto rregulla do të ndiheni më pak në ankth, do të keni më tepër besim dhe do të jeni gati për të prezantuar veten më pozitivisht.

Njoftimet e fundit

Kerkohet programator php!

Programator php me aftesi per te punuar ne grup dhe me njohuri te forta edhe ne mysql....

 

Lexo me shume...
€99

Forumi i Punes

<|>

Forumi i keshillimeve te punes

Vizitoni forumi tone per tu keshilluar …

Sherbimi per Punedhenesin
Ne kete portal do te gjeni te dhena te plota per sherbimin ndaj punedhenesit, Te drejtat dhe Detyrimet e Punedhenesit
Asistencë Ligjore
Ne kete portal do te gjeni asistence te plote ligjore per problemet e punesimit
Kerko pune:
ne
Rreth Punesime.org | Puno me ne | Reklamo tek ne | Rreth nesh | Kerko Pune
Termat e Perdorimit | Ndihme | Siguria | Na kontaktoni | Sitemap | Kryefaqja
©2010 Punesime.org - All Rights Reserved - Keminet.net